Bota

Twitter pranon sulmin kibernetik të 130 llogarive të personazheve publike

24 Korrik 2020, 16:07 Nga DOSJA
Twitter pranon sulmin kibernetik të 130 llogarive të personazheve

SHBA– Ditën e sotme kompania e Twitter-it ka pranuar sulmin kibernetik të 130 llogarive, përfshirë adresa të emailit dhe numra telefoni. Twitter deklaroi se hakerët kanë lexuar mesazhet private nga 36 llogari, që kanë qenë të përfshira në sulmin kibernetik javën e kaluar.

Javën e shkuar, hakerët kanë sulmuar llogaritë e shumë personazheve të shquara politike dhe kulturore, duke iu bërë thirrje përdoruesve që të dërgojnë monedha dixhitale Bitcoin, ku në këtë kurth ranë edhe Barack Obama e shumë zyrtarë të lartë.

Twitter deklaroi se njëra llogari i përkiste një zyrtari holandez. Edhe pse kompania nuk e publikoi emrin e zyrtarit të prekur, mediat lokale thanë se ka të ngjarë që ai është politikani i ekstremit të djathtë, Geert Wilders. Ndërkohë Komiteti i Tregtisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara që ka kërkuar nga Tëitter që të dëshmojë për incidentin e ndodhur.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota twitter twitter

Sondazh

Poll