Bota

Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 16 viktima

24 Korrik 2020, 15:31 Nga DOSJA
Covid-19 në Britani/ Gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen

BRITANI– Ditën e sotme, 16 persona të tjerë kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas mediave të huaja të gjitha viktimat u regjistruan në Angli dhe se viktimat ishin të moshës nga 58 deri në 104 vjeç e të gjithë kishin kushte themelore shëndetësore.

Ndërkohë, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore regjistruan zero vdekje për ditën e dytë me radhë. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 45.570. Mediat kanë bërë të ditur se numri i të infektuarve në Britani gjatë 24 orëve të fundit do të raportohen më vonë.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll