Bota

3 herë pozitiv me Covid-19/ Presidenti brazilian thyen karantinën, del në rrugë pa maskë e takon qytetarët (FOTO)

24 Korrik 2020, 14:37 Nga DOSJA
3 herë pozitiv me Covid-19/ Presidenti brazilian thyen karantinën, del

BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro i cili ka rezultuar tre herë pozitiv me Covid-19 ditën e sotme ka vendosor që të sfidojë sëmundjen vdekjeprurëse. Në fotot e bëra publike nga mediate huaja shihet se presidenti brazilian ka dalë nga  karantina e detyruar.

65-vjeçari është fotografuar duke nisur motorin e më pas është ndaluar duke folur me qytetarët ndërkohë nuk kishte vendosur as maskë për parandalimin e infeksionit tek të tjerët. Pas fotove të publikuara presidenti ka reaguar në një postim në rrjetet sociale ku ka thënë se aktualisht është shumë mirë dhe se vazhdimisht ka marrë hidroksikloronikë.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv për herë të tretë ndaj COVID-19 që nga infektimi i tij i tij më 7 korrik. Kujtojmë që Brazili është shteti i dytë në botë pas SHBA për nga numri i të infektuarve, deri më tani janë regjistruar 2,287,475 të prekur nga të cilët kanë ndërruar jetë 84,082 persona.

Burimi: thejakartapost

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jair bolsonaro koronavirusi ne brazil jair bolsonaro koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 11:48

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe norm...