Aktualitet

“Prej më shumë se një viti s’na paguhen orët shtesë”, denoncimi i policit: Po na vjedhin çdo muaj

7 Prill 2019, 19:12 Nga DOSJA
“Prej më shumë se një viti s’na paguhen orët

KRUJË- Një denoncim ka mbërritur në adresë të redaksisë së Dosja.al, nga një efektiv i Komisariatit të Krujës, i cili dëshiron të mbetet anonim.

Efektivi në fjalë, thotë për Dosja.al se prej më shumë se një viti, nuk u paguhen orët që qëndrojnë me shërbin në stadiume, ndonëse detyrohen të shkojnë atje. Po ashtu ai shprehet se nuk u paguhen nga shteti as edhe shërbimet jashtë rrethi apo orët suplementare. Efektivi shprehet se përveçse nuk paguhen orët shtesë, çdo muaj u vidhen nga 500 deri në 1000 lekë të reja.

“Kemi mbi nje vit qe nuk na paguhen oret e sportit, dhe pse jemi pushim detyrohemi te shkojm te qendrojm. Ne stadium gjate ndeshjeve e per kte nuk paguhemi prej me shume se nje viti.
Sa here luan kombetarja jemi te detyruar te shkojm te bejme sherbim e nuk paguhemi.
Sna paguhen gjithashtu sherbimet jasht rrethi apo oret suplementare madje cdo muaj na vidhen nga 500 deri ne 1000 leke te reja nga rroga se mir kyo qe permenda me lart nuk na paguhen.”, – shkruan ai.

Efektivi do të mbetet anonim për shkak të frikës se mund të hiqet nga puna.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i efektivit të policisë policia nuk paguan orët shtesë denoncimi i efektivit të policisë policia nuk paguan orët shtesë

Sondazh

Poll