Bota

Regjistroi vetëm 22 viktima që nga fillimi i pandemisë, sekretet e Zelandës e Re në betejën me COVID-19

24 Korrik 2020, 14:15 Nga DOSJA
Regjistroi vetëm 22 viktima që nga fillimi i pandemisë, sekretet

ZELANDA E RE- Zelanda e Re ishte një nga vendet që përballoi me sukses pandeminë e Covid-19 dhe për të fat të mirë në vend nuk u regjistruan shifra të larta viktimash dhe të infektuarish në krahasim me vendet e tjera.

Po si u eliminua Covid-19 në Zelandën e Re?

Sekretet e suksesit unik të Zelandës së Re në eliminimin e plotë të koronavirusit shpjegohen nga studiuesit universitarë, të cilët në anketimin e një kampioni prej 1 000 personash pas bllokimit, kanë regjistruar pajtueshmëri 100% me praktikat themelore të higjienës dhe besimit tek autoritetet. Studiuesit nga universiteti “Massey” në Uellington kanë përcaktuar se Zelanda e Re kishte një nivel të lartë të njohjes të sëmundjes.

Tetë nga 10 persona thanë se lanin duart shpesh dhe nëntë nga 10 respektonin distancimin fizik. Në fund të bllokimit, kryeministrja Jacinda Ardern regjistroi shkallën më të lartë të mbështetjes nga opinioni publik duke u bërë kryeministrja më e mirë e vendit në një shekull.

Në vendin me pesë milionë banorë vdiqën nga Covid-19 vetëm 22 persona dhe u infektuan vetëm 1 500, pas futjes së kontrolleve të rrepta kufitare dhe një bllokimi kombëtar të vendosur më 25 mars, ndërsa në mes të majit ato gradualisht u liruan. Dy muaj më vonë ajo njoftoi zyrtarisht eliminimin e virusit dhe vendi iu rikthye jetës normale.

“Pothuajse të gjithë në Zelandën e Re i kuptojnë saktë faktet e rëndësishme për koronavirusin. Pothuajse nëntë nga 10 persona kanë njohuri për simptomat. Ata dinë të identifikojë lajmet e sakta nga deklaratat false ose mashtruese”- thotë studimi i udhëhequr nga profesor Jagadish Thaker. Studimi tregon gjithashtu se popullsia indigjene ka qenë e prekur nga virusi në mënyrë disproporcionale.

(Përkthyer nga The Guardian)

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne zelanden e re koronavirusi ne zelanden e re

Sondazh

Poll

Bota 24 Korrik 2020, 11:48

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë është për njohje reciproke dhe norm...