Sport

Te Lazio festojnë pas 13 vitesh,ja arsyeja pse të gjithë futbollistët e Lazios u rreshtuan në fushë pas ndeshjes me Caglia

24 Korrik 2020, 08:47 Nga DOSJA
Te Lazio festojnë pas 13 vitesh,ja arsyeja pse të gjithë

ITALI– Në këtë sezon Lazio arriti që të fitonte Superkupën ndaj Juventusit dhe me fitoren në rezultatin 2-1 ndaj Cagliarit janë zyrtarisht në Champions League. Një gol të çmendur realizoi Milinkoviç-Saviç në këtë përballje për t’iu bashkuar edhe i përhershmi Immobile. Pjesëmarrja në këtë kompeticion mungonte prej 13 vitesh duke lënë mbrapa ekipe si Milani, Roma dhe Napoli.

E pikërisht për këtë arsye djemtë e Inzaghit nuk mund të preken me kritikat. Ishte sezoni 2007-2008, kur Lazio prekte për herë të fundit kompeticionin më të madh europian. Në atë kohë Lazio u përball me Real Madrid,Olympiacos dhe Ëerder Bremen.

Ekipi nga kryeqyteti u largua me turp pasi grumbulloi vetëm 5 pikë duke u renditur në vendin e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league itali lazio serie a champions league itali lazio serie a

Sondazh

Poll