Bota

Humbi betejën me COVID-19, ndahet nga jeta kirurgu i njohur në Kosovë

24 Korrik 2020, 11:19 Nga DOSJA
Humbi betejën me COVID-19, ndahet nga jeta kirurgu i njohur në

KOSOVË- Një mjek tjetër në Kosovë ka humbur jetën nga COVID-19. Ka qenë spitali i Gjakovës, që ka ndarë lajmin e hidhur, duke njoftuar se kirurgu i njohur Ali Tolaj është ndarë nga jeta.

Në njoftimin e spitalit thuhet se kirurgu nuk e ndërpreu punën deri në ditën kur ai u prek nga COVID-19. Duke e quajtur një humbje të madhe, spitali i Gjakovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.

Postimi i plotë i spitalit të Gjakovës:

Na tríshtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr.Aliut, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij. Dr.Ali (Kadri)Tolaj, 1961-2020, ishte Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988. Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19. Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve. U rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rre.zikshëm që prek këdo, pa dallim! 

Ndërkohë disa ditë më parë, ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kirurgu nderron jete nga covid-19 kirurgu nderron jete nga covid-19

Sondazh

Poll