Bota

Kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe, Greqia ‘i tregon dhëmbët’ Turqisë: Do bëjmë çdo gjë për të mbrojtur sovra

24 Korrik 2020, 09:05 Nga DOSJA
Kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe, Greqia ‘i tregon

GREQI-Greqia ka paralajmëruar Turqinë se do të bëjë çdo gjë të mundshme për të mbrojtur sovranitetin e saj. Ky qëndrim i Athinës zyrtare vjen si përgjigje ndaj kërkimeve të Turqisë për naftë dhe gaz në ishujt jugorë të Greqisë në detin Mesdhe. Tensionet kanë detyruar misionet e NATO-s në të dy vendet, që të rrisin patrullimet në detin Mesdhe. Ndërkohë në krah të Athinës zyrtare ka dalë presidenti francez, Emanuel Macron, i cili ka paralajmëruar sanksione ndaj Ankarasë, nëse tensionet do të përshkallëzohen.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas e ka përshkruar misionin e Turqisë, si dhunim të sovranitetit të Greqisë.

Të gjitha partitë kanë theksuar se nuk do të pranojnë cënimin e sovranitetit dhe do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur”, theksoi Petsas.

Ndërkohë presidenti francez Macron, u shpreh se është e papranueshme që një zonë e BE të kërcënohet apo dhunohet. Është e papranueshme që hapësira detare e një anëtari të BE të dhunohet apo kërcënohet. Përgjegjësit duhet të marrin sanksione.

Greqi dhe Turqia kanë pasur përplasje prej dekadash për kufijtë ujore dhe projektet kërkimore për gaz dhe naftë në Mesdhe. Turqia kërkon që ishujt grekë të mosh përfshihen në zonat ekonomike, ndërsa Athina nga ana tjetër e quan këtë qëndrim të Ankarasë, një dhunim të ligjeve ndërkombëtare. Greqi ka 6000 ishuj në Medhe, ku 200 prej tyre janë të pabanuara.

Ndërkohë anija turke “Oruc Reis” për momentin ndodhet e ankoruar në portin e Antalias, ndërsa ka planifikuar një mision kërkimor më 2 gusht.

Ankara, Turkish President Recep Tayyip Erdogan said he had full confidence in the capability of his country’s military. “Historic successes on different fronts, from Syria to Libya, from the eastern Mediterranean to the fight against terrorism, demonstrate the strength of our country and the capabilities of our armed forces,” Erdogan said

ZëdhënëSi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Ibrahim Kalin, u shpreh të enjten se resurset në Mesdhe duhet të ndahen në mënyrë të barabartë. Më tej ai shtoi, se Turqia nuk do të pranojë asnjë lloj sanksioni.

Në krah të Athinës zyrtare është rreshtuar edhe SHBA. Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyat, i ka bërë thirrje Turqisë, që të ndalë planet e saj.

Marrë dhe përshtatur nga Kiro7.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konflikti turqi-greqi konflikti turqi-greqi

Sondazh

Poll