Bota

COVID-19/ Humb jetën mjeku Sylejman Rexhepi në Kosovë. Kolegu: Kishte dy javë në shërbimin intensiv

24 Korrik 2020, 08:46 Nga DOSJA
COVID-19/ Humb jetën mjeku Sylejman Rexhepi në Kosovë. Kolegu:

PRISHTINË– Reumatologu Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Mjeku Rexhepi, përveç pandemisë vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi drejtori i Klinikës së Reumatologjisë, Avni Kryeziu, i cili bëri me dije se mjeku po trajtohet prej më shumë se 2 javësh dhe ishtë në gjendje të rëndë.

“Ka qenë në gjendje të rëndë, ka dy javë në intensivë në mjekësinë sportive dhe fatkeqësisht sot në mëngjes më njoftuan kolegët që kanë qenë atje kujdestar se ka ndërruar jetë. Ka pasur edhe sëmundje shoqëruese, ka qenë me hipertension. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti,koleget,gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve,”-shkruan Kryeziu.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar nga pandemia e koronavirusit rreth 600 pjesëtarë të stafit mjekësor, nga ku 200 janë mjekë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avni kryeziu sylejman rexhepi avni kryeziu sylejman rexhepi

Sondazh

Poll