Bota

Gjithë bota me sytë nga Turqia, pamjet drejtëpërdrejt nga “Shën Sofia”, turqit falin namazin e të premtes pas 86 vites

24 Korrik 2020, 09:46 Nga DOSJA
Gjithë bota me sytë nga Turqia, pamjet drejtëpërdrejt nga

STAMBOLL- Mijëra besimtarë muslimanë do të falen sot për herë të parë pas 86 vitesh në Katedralen e Shën Sofisë, e kthyer në xhami dy javë më parë nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Namazi i të premtes do të kryehet në orën 13:00, ndërsa sytë e të gjithë botës janë atje. Turma njerëzish kanë rrethuar ndërtesën, ndërsa mijëra policë janë në krye të detyrës për të ruajtur sigurinë. Të gjitha rrugët që të çojnë drejt “Shën Sofisë” janë mbushur me besimtarë që do të falen atje në mungesë të hapësirës brenda në xhami.

Falë presidentit Erdogan dhe vendimit të gjykatës ne tashmë do të lutemi të premten tek “Shën Sofia”, u shpreh njëri prej besimtarëve.

“Shën Sofia”, trashëgimi 1500 vjeçare e Unesco-s, u shndërrua nga muze në xhami, pasi Gjykata Administrative në Turqi vendosi që t’i anulojë statusin. Gjykata vendosi që godinë nuk do të përdoret për asgjë tjetër përveçse si xhami. Erdogan ndërkohë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, tre imamë do të mbajnë ligjërata në xhami. Ditën e djeshme, presidenti turk, zhvilloi një vizitë tek “Shën Sofia”, për të parë përgatitjet e fundit para faljes së sotme.

(g.sh;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota falja e pare tek shen sofia shen sofia falja e pare tek shen sofia shen sofia

Sondazh

Poll