Aktualitet

Ndërron jetë tek spitali Infektiv 27-vjeçari nga Kavaja, MSH: Ishte me COVID-19 por asimptomatik

24 Korrik 2020, 07:47 Nga DOSJA
Ndërron jetë tek spitali Infektiv 27-vjeçari nga Kavaja, MSH:

TIRANË– Një tjetër viktimë në spitalin Infektiv. Një 27-vjeçar me iniciale A.C., nga qyteti i Kavajës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm vuante edhe nga nga talasemia. Fillimisht u raportua se i riu ndërroi jetë nga koronavirusi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e përgënjeshtroi.

Shërbimi Infektiv ka mohuar se 27-vjeçari nga Kavaja ka ndërruar jetë për shkak të pandemisë së koronavirusit duke shtuar se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti vaskular cerebral.

“27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes,“-shkruhet në njoftim. 

Rasti i tij pritet që të konfirmohet pasditen e sotme, në orën 16:00, kur Ministria e Shëndetësisë bën përditësimin ditor të të dhënave të pandemisë për vendin tonë. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 123 viktima. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne kavaje koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne kavaje koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll