Aktualitet

Grabiten me dhunë çifti i të moshuarve në Gjirokastër, prangoset i riu pas disa orësh/ Vajzat: Autori i vuri nënës dorë

24 Korrik 2020, 08:01 Nga DOSJA
Grabiten me dhunë çifti i të moshuarve në

GJIROKASTËR– Dy të moshuar në qytetin e Gjirokastrës janë grabitur me dhunë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Kodra e Shtufit”. Mësohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja e tualetit në katin e parë dhe ka mbajtur peng për dy orë të moshuarit. Kryefamiljari Laze Shehu, 78 vjeç, rrëfen se grabitësi i ka keqtrajtuar, ndërsa gjithashtu ka tentuar që të mbysë bashkëshorten e tij.

I moshuari ndërkohë arriti që të gjente 180 mijë lekë të vjetra dhe t’ja jepte autorit, i cili pasi mori lekët e qëlloi me grusht, i shanë, dhe u larguan. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes. Autori është identifikuar si Vasil Kafarani, 32 vjeç, banues në lagjen ’18 shtatori’.

I riu ka hyrë në banesën e dy të moshuarve nga dritarja dhe i ka mbajtur për dy orë peng të dy të moshuarit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy vajzat e çiftit kanë thënë në polici, se fillimisht hajdutët tentuan të hynin nga dera e aneksit, por më pas duke mos mundur, kanë hyrë nga dritarja e tualetit. Ato kanë thënë se njëri prej agresorëve i ka vënë dorën në fyt të moshuarës, ndërsa tjetri kërcënonte kryefamiljarin. “Njëri prej tyre i kishte vënën nënës dorën në fyt për ta trembur. Babai nxori 180 mijë lekë të vjetra që kishte në çantën e saj dhe ua dha për ta shpëtuar”, mësohet të jenë shprehur ato në polici.

Njoftimi i plotë:

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/g.sh./f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e te moshaurve ne gjirokaster grabitje ne gjirokaster grabitja e te moshaurve ne gjirokaster grabitje ne gjirokaster

Sondazh

Poll