Aktualitet

E infektuar nga COVID-19 prej 10 ditësh, ndërron jetë tek Infektivi farmacistja 45-vjeçare nga Durrësi

24 Korrik 2020, 06:24 Nga DOSJA
E infektuar nga COVID-19 prej 10 ditësh, ndërron jetë tek

TIRANË– Një 45-vjeçare nga Kruja me profesion farmaciste ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv pasi ishte e infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 45-vjeçarja ka ndërruar jetë ditën e djeshme, dhe se ishte e shtruar në Infektiv prej disa ditësh, pasi thuajse dy javë më parë kishte mësuar se ishte infektuar.

45-vjeçare nga Kruja me banim në Durrës, me profesion farmaciste kishte biznesin e saj e kishte në Fushë-Krujë. Dyshohet se e reja bashkë me të motrën e saj u infektuan në një festë familjare fundjavën e shkuar.

Gjithashtu u infektua edhe kunati i 45-vjeçares, i cili nuk ka simptoma të rënda. Ndërsa e motra e të ndjerës vijon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku është e intubuar.

Rasti i saj pritet të konfirmohet sot nga përditësimi ditor i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.  Me ndërrimin e jetës së 45-vjeçares, numri i viktimave në vend ka shkuar në mbi 120 persona që kanë vdekur për shkak të pandëmisë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll