Aktualitet

Ndërmjetës në blerjen e kokainës nga Spanja, arrestohet “xhaxhai” nga Tirana. Si u prangosën 6 personat që ishin ‘sy

24 Korrik 2020, 06:15 Nga DOSJA
Ndërmjetës në blerjen e kokainës nga Spanja, arrestohet

TIRANË– Finalizohet operacioni ndërkombëtar, ku në prangat e Policisë kanë rënë pesë shtetas italianë dhe një shqiptar, të gjithë të shpallur në kërkim. Operacioni është zhvilluar mes Argjentinës, Kosta Rikës dhe Shqipërisë në bashkëpunim me Interpol pasi dyshohet se të arrestuarit ishin anëtarë ose bashkëpunëtorë me bandat e ‘Ndrangheta-s’.

Në Shqipëri u arrestua Bujar Sejdinaj, me nofkën “Xhaxhai”, i besuari i familjes Bellocco për zonën e Ballkanit. Mësohet se ai bashkë me Adrian Cekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Mësohet se 61-vjeçari, me origjinë nga fshati Ostren i Vogël i Peshkopisë por banues në Tiranë dhe është kapur dje nga policia e Shtetit, si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine. 61-vjeçari nga Tirana kishte rolin e “ambasadorit” të bandës në zonën e Ballkanit. 

 

Në Buenos Aires u arrestuan: Ferdinando Saragò, i konsideruar nga hetuesit si korrier dhe njeri i besuar i ‘Ndrangheta, i ndodhur mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Anëtarët e bandës i drejtoheshin atij për transportin e dokumenteve sekrete; Giovanni Di Pietro i cili, sipas hetuesve të zyrës së prokurorit Reggio Calabria, ishte “zyra e përparme” midis bandave italiane dhe furnizuesve të drogës në Amerikën e Jugut dhe merrej direkt me eksportin; Fabio Pompetti, falë rrjetit të tij anashkaloheshin kontrollet doganore. Për vite me radhë ai do të ishte “zëdhënësi” i furnizuesve nga Amerika e Jugut tek ‘Ndrangheta.

Ndërsa Kosta Rika u prangos Franco D’Agapiti, pronar i hotelit kazino “Amapola” në San José, i cili konsiderohej si pikë referimi për anëtarët e bandës. Ai ishte përgjegjës për lehtësimin e hyrjes së kokainës në Itali dhe ofrimin mbështetjes logjistike për anëtarët e bandës.

Udhër-arresti ndaj tyre ishte prerë që në fund të nëntorit 2019, menjëherë pas finalizimit të hetimeve që goditën bandën “Bellocco di Rosarno”.

Marrë nga Unionesarda.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar sejdinaj operacioni “magma 2020” operacioni i interpol tirane bujar sejdinaj operacioni “magma 2020” operacioni i interpol tirane

Sondazh

Poll