Bota

Kriza e pandemisë Covid-19/ Italia miraton paketën e tretë të ndihmës, jep fondin prej 25 mld euro për bizneset

23 Korrik 2020, 17:09 Nga DOSJA
Kriza e pandemisë Covid-19/ Italia miraton paketën e tretë

ITALI- Qeveria italiane ka miratuar një paketë prej 25 miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së goditur nga kriza e koronavirusit.

Mediat e huaja kanë raportuar se kjo është paketa e tretë e qeverisë së Conte-s e cila do ndihmojë ekonominë e vendit, derisa Italia të marrë një paketë prej 209 miliardë eurosh në formën e granteve dhe huave nga fondi i rimëkëmbjes së Bashkimit Evropian, i cili është vendosur disa ditë më parë.

Kujtojmë se  Italia ishte një nga vendet evropiane më të godituara nga koronavirusi ku vendi qëndroi i mbyllur për muaj të tërë e si pasojë u godit rëndë edhe ekonomia.

Deri më tani në Itali janë regjistruar 245 338  raste të reja dhe 35.092 viktima, sakaq kanë fituar betejën 197, 842 pacientë.

Burimi: wsj.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi neitali giuseppe conte koronavirusi neitali

Sondazh

Poll