Bota

Publikohet STUDIMI shokues: Pandemia e Covid-19 la me pasoja gazetarët, reporterët tani vuajnë nga ankthi dhe depresioni

23 Korrik 2020, 16:39 Nga DOSJA
Publikohet STUDIMI shokues: Pandemia e Covid-19 la me pasoja gazetarët,

KANADA- Një studim i bërë së fundmi nga Universitetit i Torontos në lidhje me gjendjen aktuale të gazetarëve pas kalimit të pandemisë ka treguar se shumica e gazetarëve kanë shfaqur shenja ankthi dhe depresioni.

Dr. Anthony Feinstein profesor i psikiatrisë në Universitetin e Torontos njëkohësisht dhe udhëheqës i studimit është shprehur se të gjithë gazetarët e anketuar kanë raportuar probleme, të cilat lidhen drejtëpërdrejtë me pandeminë.

“Ne kemi anketuar një grup prej 73 gazetarësh nga organizatat ndërkombëtare të lajmeve, të cilëve në qershor të vitit 2020 u kërkuam një  përgjigje për  një sërë pyetjesh mbi kushtet e tyre të punës dhe gjendjen emocionale. Të gjithë gazetarët treguar problematike që lidhen drejtpërdrejt me pandeminë,”-tha ai.

Sipas studimit, 70 përqind e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike dhe se 26 përqind e tyre kanë ankth, pagjumësi, lodhje dhe përqëndrim të dobët. Rreth 11 përqind e të anketuarve raportojnë simptoma të çrregullimit nervor,  të cilat përfshijnë mendime përsëritëse dhe kujtime të një ngjarje traumatike të lidhur me COVID-19.

Studimi ka nxjerrë në pah se vetëm 4 përqind e të anketuarve ishin reporterë të specializuar për të raportuar për çështjet shëndetësore. Dhe në shumë vende gazetarët thonë se kanë frikë se nuk janë në gjendje të bëjnë punën e tyre si duhet, në mungesë të burimeve të besuesshme.

Një i anketuar shkruajti: Jam më i stresuar sepse nuk jam në gjendje ta mbuloj lajmet në vendin tim siç kanë bërë vendet e tjera në perëndim. Ndihem si hipokrit sepse më lejohet të hedh dritë mbi mënyrën sesi pjesa tjetër e vendit po e trajton pandeminë. 

Burimi:Ruters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony feinstein koronavirusi ne bote anthony feinstein koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll