Art&Argëtim

Mbyllja e club-eve dhe lokaleve të natës! Anxhela Peristeri i bën thirrje qeverisë: Mbaj veten dhe familjen me muzikë, duhe

23 Korrik 2020, 20:21 Nga DOSJA
Mbyllja e club-eve dhe lokaleve të natës! Anxhela Peristeri i bën

TIRANE– Anxhela Peristeri ka reaguar në lidhje me masën e ndërmarrë së fundmi nga qeveria, ku ndalohet hapja e klubeve të natës, lounge bareve dhe muzikës pas orës 20:00.

E ftuar në ‘Wake Up’ ajo u shpreh se me të ardhurat nga muzika mban veten dhe familjen, prandaj i bën thirrje qeverisë të gjejë një zgjidhje.

Anxhela tregoi se ka bërë dy investime në muzikë dhe do duhej të punonte këto muaj.

Duke folur për vendimin e qeverisë ajo u shpreh: “E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”- ka thënë këngëtarja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz anxhela peristeri këngëtare qeveria anxhela peristeri këngëtare qeveria

Sondazh

Poll