Art&Argëtim

FOTO/Nga infermierja që trajtoi pacientët e Covid-19 me bikini, në prezantuesen e moti

23 Korrik 2020, 16:56 Nga DOSJA
FOTO/Nga infermierja që trajtoi pacientët e Covid-19 me bikini,

Rusi-Nadia Zhukola është infermierja që fotot e së cilës bën xhiron në rrjetet sociale. 23-vjeçarja nga Rusia njihet si infermjerja që trajtoi pacientët e Covid-19 me të brendshme  nën një uniformë të tejdukshme.

Sigurisht që ky rast nuk do të lihej pa ndëshkuar nga drejtuesit e spitalit, megjithse ajo u justifikua se në spital ishte shumë vapë dhe që nuk e dinte se uniforma ishte e tejdukshme.

Pasi fotot e saj u bën virale Nadia mori një ofertë për t’u bërë modele e një agjensie veshjesh, por që u refuzua nga infermierja.

Tani Nadia ka marrë një ofertë nga një televizion lokal në Moskë për të bërë prezantuese e motit, por pa e ndërprerë punën e saj parësore si infermiere.

Duket se oferta për të punuar në televizion e ka joshur 23 vjeçaren dhe ka thënë se është shumë e lumtur që do të provojë diçka të re, por duke theksuar se primare për të është puna në spital.

Në lidhje më këtë infermierja ka thënë: “Është shumë gjë e madhe për mua. Faleminderit që më lejuat ta provoja. Prindërit e mi do të më shohin në darkë pas pune”.

 (I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale nadia zhukova rusi nadia zhukova rusi

Sondazh

Poll