Art&Argëtim

Merret VENDIMI për zonën e Belshit/ Këshilli Trashëgimisë nis gërmimet për të  zbuluar se çfarë fshihet pas rrënojav

23 Korrik 2020, 16:58 Nga DOSJA
Merret VENDIMI për zonën e Belshit/ Këshilli

BELSH- Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë kulturore ka vendosur ditën e sotme që  të nisë një ekspeditë gërmimesh në zonën e Belshit, ku u gjendën rrënoja të kohës romake.

Dokumenti me 7 pika që mban edhe firmën e ministres së Kulturës, Elva Margariti njofton nisjen e menjëhershme të ekspeditës gërmuese në zonën e Belshit.

Ekspedita në terren do të udhëhiqet nga aerologu Mariglen Meshini, i cili e identifikoi objektet e para si terma romake të kategorisë së parë.

Pak kohë më parë u zbuluan pamjet e rralla të një qyteti antik në zonën e Belshit ku sipas arkeologëve dhe ekspertëve ishte një termë romake e shekullit të 2 dhe çka është zbuluar është shumë pak nga çfarë mund të fshihet nën dhe.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture belsh elva margariti belsh elva margariti

Sondazh

Poll