Art&Argëtim

A do ketë më një person të tretë mes saj dhe Aleksandrit? Përgjigjet Egla Harxhi: Është mbyllur ai kapitull, çfarë kam

23 Korrik 2020, 17:46 Nga DOSJA

TIRANE– Egla Harxhi dhe Aleksandri janë rikthyer së bashku dhe ky lajm bëri bujë në mediat online për shkak të ndarjes si edhe për raportin treshe që kanë pasur kohë më parë.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, modelja shprehu se pandemia i bëri të kuptojnë rëndësinë që kanë për njëri -tjetrin dhe se ishte pikërisht Aleksandri që e hodhi hapin e parë drejt ribashkimit të tyre.

Po, ishte ai që e kërkoi i pari. Pastaj erdhi natyrshëm. Që në momentin e parë që folëm, çdo gjë e kishim hedhur pas krahëve dhe e filluam nga e para. Kam përshtypjen që dhe kjo pandemia,sfidat që kemi kaluar si partnerë. Jemi krahë njëri- tjetrit. Vërtet ka bërë bujë ndarja, kriza, problemet, por në fund të ditës nuk ka një marrëdhënie pa konflikte. A-ja është komunikimi. U ulëm në tavolinë, sqaruam çdo gjë, dhe na ka bërë më të forte”, u shpreh modelja.

E pyetur nga moderatorja për trekëndëshin e thyer të dashurisë, dhe nëse do e tentojnë sërish diçka të tillë, Egla u shpreh se tashmë ai është një kapitull i mbyllur.

Po, nuk ka person të tretë. Nuk do të ketë. Është mbyllur ai kapitull. Lidhur me çfarë kemi bërë unë kam qenë gjithmon transparente. Nuk besoj te jeta e fshehtë. Por gjerat evulojnë, prioritetet ndryshojnë. Të tre bashkë me Luxin, për të vazhduar planet e të ardhmes “- përfundoi ajo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz egla harxhi modele ribashkim egla harxhi modele ribashkim

Sondazh

Poll