Aktualitet

U zhduk në muajin mars të këtij viti/ Shqiptari nga Kavaja gjendet i pajetë në një gropë, DETAJE nga krimi horror

23 Korrik 2020, 19:54 Nga DOSJA
U zhduk në muajin mars të këtij viti/ Shqiptari nga Kavaja

SHKUP– 35-vjeçari shqiptari, i cili u raportua i zhdukur më 7 mars të këtij viti është gjetur i pajetë disa ditë më parë  në një gropë në periferi të Shkupit.

Dyshohet se viktima i identifikuar si Riku Beut, është vrarë dhe më pas groposur në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë dhe prej analizës së ADN-së marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut, 35-vjeçari që jetonte në fshatin Kryevidh të Kavajës.

Policia shqiptare dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij. Megjithatë policia po merret me hetimin e mëtjeshëm të ngjarjes për të zbuluar autorin e vrasjes së shqiptarit.

Burimi:mkd.mk 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet riku beu riku beu

Sondazh

Poll