Aktualitet

Vatër e re në virusi në Fier, infektohen babë e bir. 70-vjeçari punonte në një pikë karburanti

23 Korrik 2020, 19:11 Nga DOSJA
Vatër e re në virusi në Fier, infektohen babë e bir.

FIER- 9 raste pozitive janë shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku mes tyre janë edhe babë e bir. Të infektuarit janë një vatër e re, tek lagjja “Konferencë e Pezës”.

Babai 70-vjeçar, shërbente në një pikë gazi, e cila është mbyllur, ndërsa i biri ishte punonjës te një kompani private në Fier. Ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo kontakt që kanë pasur këta persona.

Ndërsa Rastet e tjera që ndodhen në qytetin e Fierit janë përkatësisht në lagjet Aluizimi dhe Adisa.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tre të vdekur dhe 108 raste të reja me Covid-19. Deri tani në spital janë të shtruar 162 pacient ku 22 janë në terapi intesive dhe 12 të intubuar.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babë e bir covid-19 koronavirusi ne shqiperi babë e bir covid-19 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll