Sport

“ Vinte çdo ditë dhe më prekte”, telashe për ish-fituesin e Kupës së Botës në vitin 2010, akuzohet për ngacmim seks

23 Korrik 2020, 10:52 Nga DOSJA
“ Vinte çdo ditë dhe më prekte”, telashe për

SHBA-Të gjithë e kujtojnë sulmuesin David Villa për golat që shënonte.Spanjolli që fitoi çdo gjë me Spanjën, Kupë Bote dhe Europian tani akuzohet për ngacmim seksual. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Valencia-s është akuzuar se në kohën kur luante në SHBA me Neë York City ka ngacmuar një pjesëtare të klubit.

 Ajo e cila akuzon Villan pretendon se spanjolli e prekte çdo ditë dhe i hidhte fjalë ngacmuese, ndërsa sipas saj shefi nuk ndërhynte pasi e shihte si diçka komike. “David Villa më prekte çdo ditë ndërsa shefi nuk ndërhynte dhe e shihte si diçka komike. Ju garantoj që nëse dikush i thotë emrin tim, ai nuk do ta dijë. Nuk më thërriste asnjëherë në emër.

Nuk kaloja një ditë pa më prekur, apo ngacmuar verbalisht.”Përfundon vajza që dëshiron të mbetet anonime. Ndërkohë përgjigja nga ana e spanjollit nuk ka munguar “Duke qenë se kanë prekur reputacionin tim dua të sqaroj disa gjëra. I kundërshtoj fort akuzat ndaj meje. Kam luajtur për katër sezone me Neë York City-n dhe jam ndjerë gjithnjë i dashur dhe i respektuar nga të gjithë në klub. Është e vështirë ta kuptoj se pse këto akuza false vijnë një vit e gjysmë pasi jam larguar. Ekipi im ligjor do të punojë për të pastruar këto akuza false”, u shpreh Villa.

 E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona david villa kupa e botes spanja valencia barcelona david villa kupa e botes spanja valencia

Sondazh

Poll