Zidane merr bekimin e Florentino Perez, tekniku francez është i Real Madrid edhe për sezonin tjetër
23 Korrik 2020, 10:37Nga DOSJA
SPANJË-Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm. Duke iu referuar asaj që shkruan gazeta madrilene Marca presidenti Florentino Perez dhe tekniku francez kanë biseduar mes tyre pas përfundimit të kampionatit dhe është zyrtarizuar vazhdimësia e Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos.
Fitimi i titullit të 34-t në historinë e klubit ka shuar çdo dyshim përsa i përket të ardhmes së Zidane, me presidentin Perez që në një intervistë ka përdorur fjalë të ëmbla për trajnerin francez. “Zidane është një bekim për Realin e Madridit”, ka deklaruar Perez kur skuadra fitoi matematikisht titullin kampion.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- 30 vjet pritje dhe tani Liverpool mund të ngrejë titullin kampion në “Anfield”. Fati nuk është treguar aspak dashamirës, pasi e gjithë kjo festë ishte pa...
MILANO– Inter harron të fitojë, bas barazimit me Romën tani zikaltërit marrin një barazim të thatë brenda në shtëpi përballë Fiorentinës. Pavarësisht se krijuan...
ITALI-Inter dhe Lazio vazhdojnë duelin e tyre për Marash Kumbullën. Asnjë nga skuadrat nuk dëshirojnë të heqë dorë nga shërbimet e 20 vjeçarit. President...
SHBA-Pak kohë më parë, legjenda e boksit, Mike Tyson, lajmëroi se është gati të kthehet në ring, edhe pse është plot 54 vjeç. Së fundi, mësohet se ish-ka...
TIRANË-Mbledhja e cila pritej të zhvillohej ditën e sotme në lidhje me dyshimet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës, nuk do t...
TIRANË– Dejan Boldor, futbollist i Partizanit dhe motra e lojtarit Denisa Boldor, ishin kryefjala e mediave disa javë më parë për shkak se u akuzuan...