Sport

30 vjet pritje, në “Anfield” ngrihet trofeu, tifozët injorojnë koronavirusin dhe policinë, Klopp: Sot pini çfarë të d

23 Korrik 2020, 08:41 Nga DOSJA
30 vjet pritje, në “Anfield” ngrihet trofeu, tifozët

ANGLI- 30 vjet pritje dhe tani Liverpool mund të ngrejë titullin kampion në “Anfield”. Fati nuk është treguar aspak dashamirës, pasi e gjithë kjo festë ishte pa tifozë. Në intervistën e dhënë ditën e sotme pas ndeshjes ndaj Chelsea-s të fituar me rezultatin 5-3, Klop deklaroi:

“Çfarë mund të them, nëqoftëse mendoni se ky titull nuk ishte për ju, atëherë nuk e di si mund të merrem me ju! 5 vjet më parë iu thashë se duhet të ktheheni nga dyshues në besues. Neë të gjithë bashkë do të ishim duke festuar. Tani rrini në shtëpi, të sigurt dhe pini çfarë të doni, por përgatituni për festën e madhe”- u shpreh Klopp mes emocionesh.

Ndërkohë nga jashtë stadiumit, tifozët e Liverpool u grumbulluan duke shkelur rregullat e pandemisë në lidhje me distancimin fizik. Madje, për tifozët gjatë javës ka pasur edhe një paralajmërim nga policia për të evituar diçka të tillë.

Ndaj, ata u mblodhën jashtë stadiumit dhe nisën festën e tyre me kore e flakadanë duke injoruar COVID-19. Një festë e madhe, e cila përsëritet për herë të dytë duke qenë se edhe disa javë më parë kur Liverpuli fitoi matematikisht titullin, tifozeria ishte sërish në rrugë duke u grumbulluar në këtë moment të vështirë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool jurgen klopp liverpool

Sondazh

Poll