Bota

Gjendet e pajetë aktorja dhe ish-zyrtarja e Maqedonisë së Veriut

7 Prill 2019, 16:57 Nga DOSJA
Gjendet e pajetë aktorja dhe ish-zyrtarja e Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI- Aktorja Biljana Beliçanec-Aleksiç, njëherësh ish-kryetare e Komunës së Kisella Vodës në Maqedoninë e Veriut, është gjetur ditën e sotme e pajetë, në një apartament në Shkup.

Sipas medieve vendase, rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme, ndonëse nuk ka dhënë detaje.

Po ashtu thuhet se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të mundësuar zbardhjen e saj të plotë.

E ndjera Biljana Beliçanec-Aleksiç, ka shërbyer si kryetare e komunës së Kisella Vodës nga viti 2013 deri në vitin 2017, si pjesë e VMRO-DPMNE-së. Më vonë ajo ishte rikthyer në Teatër.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aktorja e pajetë aktorja maqedonase shkup aktorja e pajetë aktorja maqedonase shkup

Sondazh

Poll