Bota

Mendoi se gjeti ‘të duhurin’ në Tinder, gruas i shkatërrohet romanca me mesazhin 5 fjalësh

7 Prill 2019, 15:01 Nga DOSJA
Mendoi se gjeti ‘të duhurin’ në Tinder, gruas i

Tinder, një aplikacion për të krijuar njohje të reja, mund të jetë një lojë e ndërlikuar, kështu një grua gjeti dikë që e bëri të mendonte se ishte i duhuri.

Kur Alita Brydon u kthye në shtëpi në orët e vona pas një mbrëmjeje të shkëlqyer, ajo ishte shtrirë në shtrat ndërkohë që mendonte ‘Është i duhuri’.

Ata kishin shkëmbyer mesazhe “personale, intime, por aq të zakonshme” për njëfarë kohe, por jetonin dy orë larg ndërkohë që ishte e vështirë të organizohej një takim.

Ata folën për filmat që pëlqenin, dhe shkëmbyen fotografi hap pas hapi të gatimeve që kishin bërë për darkën e tyre.

Dhe pastaj në fund të bisedave ata përputheshin, dhe për këtë rregulluan një takim për të shkuar për një pije.

Pa thënë një fjalë ai vuri buzët e tij mbi mua, vuri dorën mbi kurrizin tim të poshtëm dhe më puthi, po ndodhte.

Ata kishin një natë të bukur dhe Alita shkoi në shtrat e mbushur me shpresë për të ardhmen se kishte gjetur personin që i duhej.

Kur ajo u zgjua ditën tjetër, ajo pa telefonin e saj duke shpresuar që të shihte një mesazh prej tij.

Por kishte një mesazh tjetër.

“Rrini larg të dashurit tim”.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alita brydon takim tinder alita brydon takim tinder

Sondazh

Poll