Bota

Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 621 mijë numri i viktimave, OBSH: Shqetësuese situata e infeksioneve në Evropën

22 Korrik 2020, 15:25 Nga DOSJA
Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 621 mijë numri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,043,486 të infektuar dhe janë shënuar 145,191 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 40,400, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 915 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 81,628 viktima dhe 2,167,988 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.862 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 12,745.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,707 të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 14  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,073 viktima dhe në Francë 30,165, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,424.

Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se sheh një situatë shqetësuese të infeksionit në Evropën Jugore dhe Ballkan.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja. Së fundmi Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll