Aktualitet

Nuk kanë ujë të pijshëm, banorët e Gollobordës të irrituar me autoritetet: Më mirë të kalojmë me Maqedoninë, është

22 Korrik 2020, 15:52 Nga DOSJA
Nuk kanë ujë të pijshëm, banorët e Gollobordës

DIBËR –Rreth 500 banorë të fshatit Radovesh në Gollobordë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se prej 30 vitesh akush nuk po investon në këtë zonë, e cila është më e prapambetura e Bulqizës.

Të irrituar me drejtuesit vendorë, banorë thonë se në këto 30 vite kandidatët për deputetë vijnë vetëm për të kërkuar votën dhe më pas nuk kujtohen më. Problemet më të mëdha për këto banorë janë mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës. Në qendër të fshatit ndodhet një çesmë dhe aty duhet të mbajnë radhë me orë për të mbushur ujin.

Njëri prej banorëve është shprehur se autoritetet shikojnë vetëm Bulqizën, Shupenzën dhe Peshkopinë, ndërsa Gollobordën e kanë lënë pas dore. Ai shton më tej, se kanë turp të thonë që janë shqiptarë dhe më mirë të kalojnë me Maqedoninë e Veriut.

Shikojnë vetëm Bulqizën, Shupenzën dhe Peshkopinë. Ma mirë të kalojmë me Maqedoninë, turp është të themi që jemi shqiptarë“, tha ai.

Ndërkohë kryetari i fshatit Radovesh, Hajrulla Alushi tha problem për mungesën e ujit ka edhe shkolla fillore. Ai u shpreh se këto probleme i janë bërë të ditura Bashkisë së Bulqizës, por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet golloborda pa uje te pijshem golloborda pa uje te pijshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2020, 13:11

TIRANË -Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar përfundimin e punimeve në bllokun e banimit “Enver Preza” në Sauk.  Bashkia e Tiranës sapo ka për...