Art&Argëtim

“Depp do të më vriste mua”, Amber Heard akuzon ish-bashkëshortin për tentativë vrasjeje, aktorja: Jam mbajtur tre ditë

21 Korrik 2020, 18:54 Nga DOSJA
“Depp do të më vriste mua”, Amber Heard akuzon

AMERIKË- Amber Heard, ka ngritur akuza të tjera mbi ish-bashkëshortin e saj aktorin Johnny Depp se ky i fundit ka tentuar që ta vriste.

Gjatë seancës gjyqësore ajo ka treguar se ishte mbajtur 3 ditë peng nga Depp, pasi ai ishte nën ndikimin e alkolit dhe drogës.

Gjithashtu në një deklaratë të plotësuar për Gjykatën e Lartë të Londrës ajo e ka akuzuar aktorin për dhunë verbale dhe fizike. Duke përfshirë këtu sharjet, kërcënimet, goditje me grusht, goditje në kokë si dhe kishe tentuar disa herë ta mbyste atë.

Disa incidente ishin shumë të rënda sa që kisha frikë se Depp do të më vriste mua pas tre ditëve peng, ndoshta më qëllim mund të humbte kontrollin”, u shpreh aktorja.

Ndërsa nga ana tjeter aktori 57-vjeçar njoftoi se do të hedhi në gjyq redaktorin e ‘TheSun’ për shpifje në një artikull që kishin nxjerr duke ju referuar atij si ‘rrahës grash’. Por gazeta vazhdon që mbaj qëndrimin e saj duke thënë se akuzat janë të vërteta.

Ai nga ana tjetër i ka mohuar të gjitha akuzat e ish-bashkëshortes të cilat gazeta ‘TheSun’ i ka marrë për bazë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori johnny depp akuza amber heard aktori johnny depp akuza amber heard

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Korrik 2020, 16:28

BRITANI E MADHE- Çështja e zhdukjes së kufirit ndarës mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e “Apple” që u përhap në rrjet sociale nga Dua Lipa, ka bërë që e...