Bota

Kosova feston sot 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, Thaçi: Ne besojmë tek drejtësi

22 Korrik 2020, 06:01 Nga DOSJA
Kosova feston sot 10-vjetorin e njohjes së Pavarësisë nga Gjykata

KOSOVË– Si sot 10 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi të njohë Kosovës si shtet të pavarur dhe deklaratën e pavarësisë e quajti një dokument legjitim. Gjykata në atë kohë u shpreh se Kosova nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare kur shpalli pavarësinë.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Pjesë e marrjes së vendimit ishte dhe vetë presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hiasashio Ovada, i cili lexoi dhe përfundimet. Gjatë fjalës së tij kryetari i Gjykatës, Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008 dhe tashmë njihet nga 115 shtete.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 10 vite nga vendimi i hages per kosoven gjykata e hages kosova shtet i pavarur 10 vite nga vendimi i hages per kosoven gjykata e hages kosova shtet i pavarur

Sondazh

Poll