Aktualitet

Tjetër gafë nga ‘ministri më i lexuar’ i Ramës, s’di si quhet traktati për të cilin flet në intervistë (VD)

7 Prill 2019, 16:09 Nga DOSJA
Tjetër gafë nga ‘ministri më i lexuar’ i Ramës,

SHBA- Ministri i Jashtëm me kompetenca të deleguara, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministerialit të NATO-s në SHBA.

Në një intervistë për A2 CNN, teksa foli për rolin e Shqipërisë në NATO dhe rëndësinë e shmangies së rrezikut rus në rajon, ka bërë një tjetër gafë, pas ngatërresës së bërë gjatë Samitit të Diasporës me vargjet e Naim Frashërit të poemës “Bagëti e Bujqësi” (Lexo këtu).

Duke folur për ndikimin rus në Shqipëri, Cakaj tha: “Lidhur me shqetësimet e sigurisë që vijnë prej veprimeve të Rusisë, këtu mund të nënvizoj 3 faktorë kryesorë, që kanë qenë objekt i diskutimeve të sotme. E para, prishja e traktatit të rrezeve me veprim të mesëm nga ana e Rusisë. E dyta, problemet që vijnë nga aktivitetet e luftës hibride të Rusisë në përgjithësi. E treta, situata e në Detin e Zi, situata e sigurisë në Detin e Zi, thënë më saktësisht, pas incidenteve të shkaktuara nga Rusia në detin Azov”.

 

Por siç e vini re Cakaj, ‘ministri më i lexuar’ i Ramës, sërish ngatërrohet. Ai shprehet: “prishja e traktatit të rrezeve me veprim të mesëm nga ana e Rusisë”. Por nëse do të kërkojmë të kuptojmë se çfarë traktati është ky i “rrezeve me veprim të mesëm”, do të konstatojmë se nuk ka një traktat me të tillë emër. Traktati për të cilin Cakaj mund ta ketë fjalën, por që siç duket ose është ngatërruar, ose nuk e di termin korrekt, është: “Traktati mbi raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF)”.

Kujtojmë, se gjatë replikave me Presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk dekretoi Cakajn si Ministër të Jashtëm, kryeministri Rama u shpreh se Cakaj është një ndër njerëzit më të lexuar dhe 1000 më i ditur se Meta. Por ministri më i lexuar, vijon të bëjë gafa.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj ministri më i lexuar i ramës ministri sërish gafë traktati i rezeve me veprim të mesëm gent cakaj ministri më i lexuar i ramës ministri sërish gafë traktati i rezeve me veprim të mesëm

Sondazh

Poll