Aktualitet

Gazetarja Mira Kazhani përfshihet në aksident, 1 këmbësor në spital (FOTO)

7 Prill 2019, 13:59 Nga DOSJA
Gazetarja Mira Kazhani përfshihet në aksident, 1 këmbësor

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në të cilin është përfshirë gazetarja Mira Kazhani.

Burime bëjnë me dije për Dosja.al se makina me të cilën po udhëtonte Kazhani, ka përplasur një qytetar i cili ka tentuar të kalojë rrugën.

Fatmirësisht mësohet se qytetari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Po ashtu bëhet e ditur se qytetari është përplasur pasi ka tentuar që të kalojë autostradën për të shkuar në stacion të autobusit.

Nga aksidenti, makina është dëmtuar në pjesën e xhamave, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dosja.al ka siguruar disa foto të makinës pas aksidentit. 

Kujtojmë se Mira Kazhani, para disa muajsh u përfshi në një incident pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Ajo u përplas me disa studentë që po protestonin kundër qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa atë kohë disa qytetarë e akuzuan Kazhanin se kishte tentuar t’i shtypte me makinë, pasi nuk ishte lejuar të kalonte.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në autostradë gazetarja përplas këmbësorin mira kashani aksident aksident në autostradë gazetarja përplas këmbësorin mira kashani

Sondazh

Poll