Aktualitet

Kriza politike/ Zv. ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit vjen në Shqipëri, zbardhet axhenda

7 Prill 2019, 15:41 Nga DOSJA
Kriza politike/ Zv. ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit vjen në

TIRANË- Situata politike e krijuar pas djegies së mandateve nga opozita, ka marrë veëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, do të vizitojë gjatë javës Tiranën, në kuadër të një turi ballkanik.

Dosja.al mëson se zyrtari i lartë amerikan, Palmer, do të takojë fillimisht kryeministrin Edi Rama ditën e hënë, ndërsa të martën do të takohet me Kreun e Shtetit, Ilir Meta. Po gjatë të martës, zyrtari i lartë Amerikan do të zhvillojë takime edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe atë të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas takimeve me politikën, Palmer pritet të zhvillojë edhe një takim me një grup gazetarësh.

Ndërkohë kujtojmë që edhe në vitin 2017, pas vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Hoyt Bryan Yee, PD dhe PS arritën të finalizonin marrëveshjen e 17 majit.

Asokohë, opozita doli nga çadra dhe pranoi të futej në zgjedhje vetë pasi mori kontrollin e gjysmës së qeverisë me qëllimin për të siguruar zgjedhje të lira.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet axhenda e palmer matthew palmer palmer në shqipëri axhenda e palmer matthew palmer palmer në shqipëri

Sondazh

Poll