Aktualitet

5000 euro sende me vlerë/ Vidhet shtëpia në Nikël, dajat e pronarit: Kanë marrë edhe dyshekun (VD)

7 Prill 2019, 08:40 Nga DOSJA
5000 euro sende me vlerë/ Vidhet shtëpia në Nikël, dajat e

FUSHË KRUJË- Një banesë e një emigranti që punon në Greqi ka rënë pre e hajdutëve. Shtëpia, e cila ndodhet në zonën e fshatit Nikël, Fushë Krujë është vjedhur 5 ditët e fundit ndërkohë që ngjarja është konstatuar mbrëmjen e kaluar rreth orës 12:00,  kur pronari Besnik Elezi është kthyer nga Greqia.

Dosja.al mëson se persona të paidentifikuar kanë arritur të futen brenda në banesë dhe kanë marrë çdo gjë që kanë gjetur dhe vlera e sendeve të vjedhura mendohet se kap shifrën 5000 euro.

Dajat e Elezit, Petrit dhe Zeqir Bardhi kanë treguar përpara kamerave çdo gjë të vjedhur dhe rrugën e mundshme që kanë zgjedhur hajdutët për t’u futur brenda.

Këtu do jetë futur,”– thotë Petrit Bardhi, një nga dajat e Besnik Elezit duke treguar telat e portës së pasme të shtëpisë,- “Kanë hyrë nga këtu se ja telat janë të hapur, kurse porta kryesore s’është lëviz fare. Ata lanë marrë gjëra me vlerë, pajisje ndërtimi, çfarë ju kanë parë sytë. Kanë vjedhur edhe pajisjet elektrike. Kanë marrë edhe dyshekun, e të gjitha. I kanë shkatërru, gjoja mos ka ndonjë lekë këtu.  Ky ka pas shumë pajisje ndërtimi këtu, trapane, material, gjeneratorë, dhe ja nuk ka asgjë,”– vijon ai.

Unë jam Zeqir Bardhi, daja i Besnik Elezit. Vjedhja është konstatuar mbrëmjen e kaluar, nga ora 12:00. Ai erdhi nga Greqia, pa portën e pasme të hapur dhe menjëherë ka marrë në telefon policinë. Ata kanë marrë gjithçka që kanë gjetur, nga gjërat me vlerë e deri te dysheku.

Policia ka filmuar gjithçka, hajdutët kanë punuar me qetësinë me të madhe, saqë kanë ç’montuar edhe pajisjet e bufesë. Dyshojmë se ka ndërhyrje të afërt. Mund të ketë person aqë kanë punuar këtu, e kanë shqyrtuar vendin dhe e dinë mjaft mirë se kur mund të futesh dhe si,”– është shprehur edhe daja tjetër.

Nga ana tjetër, Dosja.al mëson se shtëpia e emigrantit nuk është e para që ka rënë pre e hajdutëve, por që policia i mban të fshehta ngjarjet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5000 euro besnik elezi fushë-krujë nikël vidhet shtepia 5000 euro besnik elezi fushë-krujë nikël vidhet shtepia

Sondazh

Poll