Sport

419 minuta të zhvilluara me Real Madrid dhe merr 20 mijë euro për minutë, kaq ka fituar James Rodriguez me klubin spanjoll

21 Korrik 2020, 14:11 Nga DOSJA
419 minuta të zhvilluara me Real Madrid dhe merr 20 mijë euro për

SPANJË-James Rodriguez vazhdon ta marrë “kokërr më kokërr” pagën e tij te Real Madridi (8 milionë euro në vit), pavarësisht se nuk është marrë shumë në konsideratë nga Zinedine Zidane përgjatë sezonit. Tashmë që La Liga përfundoi, del që mesfushori kolumbian ka luajtur gjithsej 419 minuta gjatë 2019-2020, duke fituar gati 20 mijë euro (19.094 euro) për çdo minutë në fushën e blertë. Të mjaftueshme edhe për të mbajtur në duar trofenë e kampionit.

Një situatë për të cilën James nuk shqetësohet shumë për aq kohë sa paguhet rregullisht, aq më tepër që për shërbimet e tij janë interesuar disa klube nga Premier League, si Arsenali, Evertoni dhe Wolves.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport james rodriguez real madrid james rodriguez real madrid

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2020, 11:34

TIRANË-Bashkia Tiranë që është aksionere e klubit të Tiranës, është “zgjuar” për të përshëndetur triumfin e klubit bardheblu,por edhe për të trumpetuar shp...