Sport

“Mendoj si tifozët e tjerë, ndjej keqardhje”,Duka flet nga Kukësi për takimin Bylis-Tirana: Nëse vërtetohet që ka tru

21 Korrik 2020, 12:07 Nga DOSJA
“Mendoj si tifozët e tjerë, ndjej keqardhje”,Duka flet nga

KUKËS-Armand Duka, presidenti i FSHF, i pranishëm sot në Kukës për të inspektuar punimet në stadiumin e qytetit verilindor. Ai foli në lidhje me punimet dhe pranoi se nga hera e fundit kanë ecur mirë dhe se mendohet se deri në shtator të përfundojë stadiumi.

“Jam i kënaqur, qe edhe në Kukës objekti më i bukur do të jetë një objekt i futbollit”, tha Duka mes të tjerash, ndërkohë që garantoi që FSHF do e përmbushë detyrimin e saj për ndërtimin e stadiumit. Ai pret që qeveria të mbështesë projektin e “100 fushave”, një projekt që mund të sjellë zhvillimin e futbollit.

Kur u pyet nga gazetarët, në lidhje me ndeshjen aq shumë të kontestuar, Bylis-Tirana, që tashmë është pjesë e Komisionit të Etikës, numri një i futbollit në vend u shpreh.

“Nuk do më vinte mirë që në prag të festimit të përfundimit të një kampionatit, është festë për shkak të problemeve që kemi pasur nga Covid-19, që të flasim për trukime. Është një dyshim i fortë që ndeshja Bylis-Tirana është e dyshuar për trukim. Unë nuk jam jurist dhe hetues. Jam një opinionit dhe më është dukur edhe mua si tifozëve të tjerë.Nëse vërtetohet që ka trukime, besoj se do të ketë vendimet e merituara për të luftuar këtë fenomen”, ka deklaruar Duka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka fshf kukes armand duka fshf kukes

Sondazh

Poll

Sport 21 Korrik 2020, 11:34

TIRANË-Bashkia Tiranë që është aksionere e klubit të Tiranës, është “zgjuar” për të përshëndetur triumfin e klubit bardheblu,por edhe për të trumpetuar shp...