Aktualitet

Dënohet kompania Telemetrix, manipulonte matjen e audiencës së televizioneve

21 Korrik 2020, 13:19 Nga DOSJA
Dënohet kompania Telemetrix, manipulonte matjen e audiencës së

TIRANË- Top Channel ka fituar betejën ligjore gati dy vjeçare me “Telemetrix”, kompaninë fantazmë të matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Sipas vendimit, gjykata e shkallës së parë ndalon kategorikisht këtë kompani të masë audiencën televizive të Top Channel dhe të Vizion Plus. Gjithashtu, gjykata ka vendosur që “Telemetrix” do të dëmshpërblejë me një shumë të konsiderueshme Top Channel për dëmin e shkaktuar si dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Kjo kompani, në mënyrë të njëanshme, të paplotë, të pasaktë dhe pa logjistikën e duhur, nxirrte raporte me të dhëna rreth audiencës televizive të Top Channel. Kompania “Telemetrix”, një nga dy kompanitë që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdonte të maste audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit urdhëroi pezullimin e matjes.

Kambanën e alarmit për pabesueshmërinë e kësaj kompanie e ka ngritur edhe një raporti i Këshillit të Europës që thotë se ka dyshime se Telemetrix mund të manipulojnë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave.

Studimi, i kryer nga një prej ekspertëve më të njohur në botë të kësaj fushe, ka dalë në përfundimin se kompanitë që masin audiencën televizive në Shqipëri, përdorin sisteme me kufizime të mëdha dhe nxjerrin të dhëna me besueshmëri të ulët.

Me kërkesë të AMA-s, Këshilli i Europës caktoi një ekspert që bëri verifikime në terren. Ivor Millman ishte te kompanitë që pretendojnë se masin audiencën në Shqipëri.

“Takimi im me ‘Telemetrix’ tregoi një sistem me kufizime të konsiderueshme, panel relativisht i vogël (rreth 375 shtëpi); i kufizuar në mbulim gjeografik, matje e televizorëve, por jo njerëzve; matje përgjithësisht e vetëm një televizori në çdo familje, si dhe pikëpyetje në lidhje me çështje teknike.”, thotë Ivor Millman në raport.

Për këtë arsye, raporti vëren se matjet e audiencës nga këto kompani janë tërësisht të pabesueshme.

Abuzimi prej vitesh

Matja e audiencës së televizioneve në Shqipëri është një problem i hershëm. Megjithëse kanë kaluar shumë vite, ende sot e kësaj dite, nuk kemi asnjë institucion shtetëror që të masë sa shihen televizionet shqiptare, kush është i pari, i dyti apo kështu me radhë.

Gjatë kësaj kohe, janë ngritur disa shoqëri private, të cilat pa asnjë bazë ligjore, por edhe të pa kontrolluara nga shteti, ashtu si edhe aparaturat e tyre nuk janë licencuara apo akredituar, kanë matur audiencën e televizioneve që xhirojnë miliona euro paga për punonjës, shpenzime të tjera, apo të ardhurat nga reklama. Askush prej institucioneve shtetërore, si AMA apo AKEP-i, nuk i kontrollon këto shoqëri private.

Pak kohë më parë “Fiks Fare” publikoi një hulumtim të plotë që tregoi se kjo kompani nuk ka asnjë investim në teknologji që mundëson matjen e audiencës, si dhe ka konflikte të drejtpërdrejta interesi, pasi drejtuesit punojnë në shoqëri marketingu.

(Marrë nga Shqip)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet telemetrix top channel top channel fiton gjyqin kunder telemetix telemetrix top channel top channel fiton gjyqin kunder telemetix

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 10:46

TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiotar që u shpëtua nga kampet siriane, pas pesë vitesh jetë tmerri, është mirëpritur sot nga Presidenti Ilir Meta.K...