Aktualitet

“E vendosa unë tritolin”, Policia arreston pas shpërthimit me eksploviz në Tiranë. I riu pranon krimin (EMRI)

21 Korrik 2020, 13:18 Nga DOSJA
“E vendosa unë tritolin”, Policia arreston pas shpërthimit

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot paradite në Laprakë, ku u vendos një sasi tritoli në hyrje të banesës së Gjergji Llazi. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është bërë arrestimi i autorit të vendosjes së tritolit, që është një 26-vjeçar. 

Ëngjëll Myslimi, pas arrestimit ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll. Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Vihet në pranga 26-vjeçari.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë. 26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mësohet se eksplozivi është vënë në formën e një kërcënimi në banesën e Gjergji Llazit, pasi ky i fundit ishte përfshirë në ngjarje kriminale. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Polciia po heton ende në lidhje me ngjarjen.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ëngjell myslimi gjergji llazi policia tirane shperthen eksplozivi ne laprake ëngjell myslimi gjergji llazi policia tirane shperthen eksplozivi ne laprake

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Korrik 2020, 10:46

TIRANË– Alvin Berisha, i vogli shqiotar që u shpëtua nga kampet siriane, pas pesë vitesh jetë tmerri, është mirëpritur sot nga Presidenti Ilir Meta.K...