Politike

Basha takon Shpend Ahmetin: Mbështesim institucionet në Kosovë dhe përpjekjet për integrim në BE e NATO

21 Korrik 2020, 08:41 Nga DOSJA
Basha takon Shpend Ahmetin: Mbështesim institucionet në Kosovë

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Komunës së  Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në një deklaratë të përbashkët, Basha dhe Ahmeti u shprehën se do të bashkërendojnë punën Tiranës dhe Prishtinës.

Basha tha se shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Kosovës është heqja dorë nga protagonizmi i pavend, por shtoi se duhet punuar për liberalizimin e vizave dhe për integrimin në BE dhe NATO.

Vij me kënaqësi këtu në komunën e Prishtinës. Përpjekjet që kemi bërë në të shkuarën janë një përvojë e vyer për mua ndaj dhe angazhjimi i parë që kam marrë që bashkërendimi mes Tiranës dhe Prishtinës të jetë i plotë dhe i sinqertë. Shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana, larg protagonizmit të pavend.

U dakorduam se procese të tilla si dialogu me qëllim njohjen reciproke shërben më mirë mes një bashkërendimi strategjik me dy partnerët SHBA dhe BE.

Mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e Kosovës që kanë treguar se dinë të përballen me maturi e mençuri me sfida. Republika e Shqipërisë dhe forcat politike në Shqipëri mund edhe të marrin mësim nga Kosova. Shërbimi më i mirë është heqja dorë nga protagonizmi i pavend dhe vënia në dispozicion të Kosovës e gjithë kapacitetit administrativ në Shqipëri”, u shpreh kreu i opozitës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne kosove shpend ahmeti lulzim basha lulzim basha ne kosove shpend ahmeti

Sondazh

Poll