Aktualitet

Vdes në moshën 54-vjeçari aktori i njohur i humorit, shuhet Anton Krosaj

21 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA
Vdes në moshën 54-vjeçari aktori i njohur i humorit, shuhet

SHKODËR– Aktori i njohur i humorit, Anton Krosja është shuar ditën e sotme, në moshën 54-vjeçare. Dosja.al mëson se Krosja, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se sot, fatkeqësisht e ka humbur betejën me këtë sëmundje. 

Krosaj ka ndërruar jetë në banesën e tij në Shkodër.

Anton Krosja ishte pjesë e Teatrit ‘Migjeni’. Ai lindi në datën 26 janar të vitit 1966 në Shkodër, ku edhe mbylli sytë përgjithmonë.

Karrierën si aktor, Krosaj e nisi me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër. Gjatë kësaj kohe, ai mori pjesë në shumë shfaqje dhe luajti shumë role në shfaqjet e Fabrikës Duhan-Cigare.

Më pas, Anton Krosaj, si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003.

Në vitin 1985, Krosaj mbaroi Shkollën e Mesme Industriale. Ai ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’.

Komeditë që ka luajtur aktori: O vajzën o komunën; Vëllai nga babai; Surpriza; Big Brother Shkodra 1; Big Brother Shkodra 2; Martesë me Intenet; Zef Deda Shoë 3; Bujar Qamili Shoë 2; Lumturi në Fukarallek; Je Shkodran në qoftë se; Humor me shkolle te mesme, etj.

Anton Krosaj ka vënë në skenë edhe tre shfaqje për fëmijë që janë: Gëzuar 2015; Gëzuar 2016 dhe Pranverë për fëmijë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton krosaj vdes anton krosaj anton krosaj vdes anton krosaj

Sondazh

Poll