Aktualitet

EMRAT/ OFL-ja në Berat, u dërgon pusullën katër të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike, prostitucion dhe vrasje

21 Korrik 2020, 10:02 Nga DOSJA
EMRAT/ OFL-ja në Berat, u dërgon pusullën katër të

BERAT– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën katër subjekteve të radhës, të cilëve u kërkohet që të vetëdeklarojnë pasurinë brenda 24 orëve. Dosja.al mëson se katër personat që kanë marrë sot ‘pusullën’ janë Dritan dhe Altin Zhuka, Byniamin Hajro, Alsid Vrapi, banues në Berat.

Konkretisht, ja për cilat vepra janë dënuar:

Dritan Zhuka: i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Altin Zhuka banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

Byniamin Hajro banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim

Alsid Vrapi banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i OFL-së, 21 korrik 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

D. Zh., banues Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

A. Zh., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”;

B. H., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “’Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim;

A. V., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alsid vrapi altin zhuka byniamin hajro dritan zhuka ofl ne terren alsid vrapi altin zhuka byniamin hajro dritan zhuka ofl ne terren

Sondazh

Poll