Politike

Basha mbyll vizitën dy ditore në Kosovë, kreu i PD u takua sot me Shpend Ahmetin dhe Agim Bahtirin

21 Korrik 2020, 06:26 Nga DOSJA
Basha mbyll vizitën dy ditore në Kosovë, kreu i PD u takua sot me

KOSOVË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me delegacionin që e shoqëron ka zhvilluar dhe ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë. Sipas axhendës së bërë publike nga vetë PD, Basha është takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Po ashtu kreu i PD, ka bërë homazhe pranë varrit të Presidentit, Ibrahim Rugova, dhe të njëjtën gjë ka bërë pranë varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Një ditë më parë numri një i opozitës, u takua me Kryeministrin Avdullah, Presidentin Hashim Thaçi, pati një drekë  pune kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Po ashtu Basha takoi dhe Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, po ashtu pati dhe takime me drejtues të LDK-së dhe PDK-së.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po shoqërohet nga  Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH dhe Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takon shpend ahmetin lulzim basha lulzim basha ne kosove basha takon shpend ahmetin lulzim basha lulzim basha ne kosove

Sondazh

Poll