Bota

Presidenti Thaçi; Duhet dialog me Serbinë, qytetarët e mbështesin

7 Prill 2019, 11:55 Nga DOSJA
Presidenti Thaçi; Duhet dialog me Serbinë, qytetarët e

KOSOVË– Presdienti Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova duhet të ulet me dialog për Serbinë. Në një deklaratë zyrtare nga ambientet e Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, presidenti i Kosovës, përsëriti qëndrimet e tij lidhur me dialogun me Serbinë.

Komunikimi dhe dialogu janë mënyra e vetme për të ecur përpara, mënyra e vetme për të arritur paqe, përndryshe do të ngelim peng i së kaluarës dhe çmimin do ta paguajnë gjenerata e ardhshme. Mbes me shpresë dhe optimist se arsyeja do të mbizotërojë dhe se vendet tona do të arrijnë marrëveshje paqeje.

Marrëveshjet nuk mund të arrihen me veprime të njëanshme të asnjërës palë, apo me vendosjen e kushteve. Në Kosovë, mbi 70 për qind e qytetarëve e mbështesin dialogun dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do t’i mbyllë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, çështjet siç janë personat e pagjetur, refugjatët, trashëgimia kulturore dhe historike, bashkëpunimi ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe çështjet si edukimi, shëndetësia dhe të ngjashme,”– u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi u shpreh më pas se zvarritja e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët është një padrejtësi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove marredhenia serbi-kosove serbi hashim thaci kosove marredhenia serbi-kosove serbi

Sondazh

Poll