Bota

Elefanti e shkel për vdekje, më pas e ha luani/ Gjendet kafka dhe pantallonat e gjuetarit

7 Prill 2019, 10:38 Nga DOSJA
Elefanti e shkel për vdekje, më pas e ha luani/ Gjendet kafka dhe

Një ngjarje mjaft e rëndë i ka ndodhur një gjuetari rinocerontësh, i cili është futur në mënyrë të paligjshme në parkun Kombëtar të Kruger, në mënyrë që të mbledhë sa më shumë brirë të species së rrallë.

BBC shkruan se gjuetari i rinocerontëve, është shkelur për vdekje nga një elefant dhe më pas është ngrënë nga një luan. Menjëherë sapo ngjarja u pikas nga kolegët e tij, u njoftuan të afërmit e gjurtarit të cilët lajmëruan rojet e parkut që të viheshin në kërkim të trupit.

Pas kërkimeve, u gjet vetëm një kafkë njeriu dhe një palë pantallona, pasi gjuetarin e vdekur e kishte ngrënë luani.

Hyrja në Parkun Kombëtar të Kruger në mënyrë të paligjshme dhe në këmbë nuk është e lejuar,” thuhet në deklaratë. “Atje ka shumë rreziqe dhe ky incident është dëshmi e kësaj,”- shprehen menaxherët e parkut në një deklaratë zyrtare.

Parku Kombëtar i Kruger ka vizitorë të nryshëm dhe shumica prej tyre janë gjetarë të cilët kërkojnë për brirë rinocerontësh. Këto të fundit shiten mjaft shtrenjtë në vendet aziatike dhe vetëm ditën e shtunë u kap një ngarkesë me brirë rinocerontësh me një vlerë prej 2.1 milionë dollarësh.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjuetari shtypet nga elefanti luani ha gjuetarin parku i kruger vdes gjuetari gjuetari shtypet nga elefanti luani ha gjuetarin parku i kruger vdes gjuetari

Sondazh

Poll