Bota

SHBA do të etiketojë Gardën Revolucionare (IRGC) iraniane si organizatë terroriste

6 Prill 2019, 15:04 Nga DOSJA
SHBA do të etiketojë Gardën Revolucionare (IRGC) iraniane si

SHBA- Reuters raporton: “Shtetet e Bashkuara pritet t’i etiketojnë Trupat elitë të Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë e huaj terroriste, thanë për Reuters tre zyrtarë amerikanë. Kjo është hera e parë që Uashingtoni etiketon zyrtarisht si grup terrorist ushtrinë e një vendi tjetër. Vendimi, i cili sipas kritikëve mund të bëjë që edhe zyrtarët e ushtrisë dhe inteligjencës amerikane të bien pre e masave të ngjashme nga qeveritë e huaja armiqësore, pritet të shpallet nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndoshta që të hënën, sipas zyrtarëve. Për këtë është folur për vite të tëra.”

Që nga themelimi i saj në vitin 1979, IRGC ka luajtur një rol aktiv në masat shtypëse kundër gjithë protestave e kryengritjeve që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të shkuara, si dhe në zgjerimin e ndikimit malinj të mullahëve në Lindjen e Mesme përmes grupeve terroriste proksi.

Presidentja e opozitës iraniane Maryam Rajavi, kryetare e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka kohë që bën thirrje që komuniteti ndërkombëtar t’i japë fund plotësisht politikës së paqësimit ndaj regjimit në Iran.

Administrata Trump është fokusuar me kohë tek IRGC dhe tek marrja në shënjestër e këtij entiteti të rrezikshëm. IRGC është bërë një nga shtyllat kryesore të regjimit në Iran, duke zgjeruar ndikimin e saj në ekonominë e mullahëve, aparatin bërthamor dhe programin e raketave balistike.

Që nga themelimi i saj në vitin 1979, IRGC ka luajtur një rol aktiv në masat shtypëse kundër gjithë protestave e kryengritjeve që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të shkuara, si dhe në zgjerimin e ndikimit malinj të mullahëve në Lindjen e Mesme përmes grupeve terroriste proksi.

Zyrtarët e IRGC-së dhe personat që punojnë me ta do të marrin ndëshkime civile dhe kriminale, duke përfshirë ndjekjen penale.

Etiketimi zyrtar si FTO (organizatë e huaj terroriste) do ta zgjerojë fuqishëm aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të marrë masa praktike kundër këtij entiteti, së bashku me kompanitë dhe individët e lidhur me të.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota garda revolucionare e iranit irgc reuters shba garda revolucionare e iranit irgc reuters shba

Sondazh

Poll