Bota

Videoja që po çmend rrjetin! Djaloshi italian në mbrojtje të pakicave rome, i kthehet fashistit

6 Prill 2019, 13:02 Nga DOSJA
Videoja që po çmend rrjetin! Djaloshi italian në mbrojtje

ROMË- Djali i quajtur Simone u filmua duke folur në mbrojtje të pakicave, kur qindra aktivistë fashistë dhe banorë të ekstremit të djathtë dolën në rrugët e Torre Maura, një lagje e Romës. Ata po demonstronin kundër zhvendosjes së përkohshme të 70 romëve në një zonë tjetër.

Ndërsa një nga drejtuesit e partisë neo-fashiste CasaPound u tregonte gazetarëve se njerëzit lokalë nuk dëshironin romët përreth, Simone ngriti dorën dhe ndërhyri duke thënë:

“Nuk mendoj si ti. Ajo që po bëni këtu në Torre Maura po shfrytëzon zemërimin e njerëzve. Ju e ktheni këtë zemërim në vota, për interesat tuaja. Kjo gjë gjithmonë shkon kundër minoriteteve dhe për mua nuk është mirë. Kur flisni për fonde europiane për të investuar në lagje, mendoj se këto fonde duhet të shpenzohen për të gjithë. Askush nuk duhet të lihet prapa. As italianët, as romët, as afrikanët nuk duhet të braktisen.”

Videoja e Simone-s u bë virale pak orë pas publikimit në mediat italiane. Disa e përshkruan atë si ‘heroin e të majtës’.

Protestat nisën të martën pasdite pasi autoritetet lokale njoftuan se një autobus do të transferonte 70 romë në periferi lindore të kryeqytetit italian. Brenda pak orësh, rreth 300 protestues u mblodhën para hyrjes së ndërtesës, duke vënë zjarr në makina dhe kazanë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kunder largimit te romeve protestat ne rome torre maura video e simone kunder largimit te romeve protestat ne rome torre maura video e simone

Sondazh

Poll