Art&Argëtim

“Muzika nuk vret”, artistët bëhen bashkë kundër vendimit të qeverisë, protestë kundër mbylljes së klubeve të natë

20 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
“Muzika nuk vret”, artistët bëhen bashkë kundër

TIRANE– Personazhe të njohur të showbiz-it kanë reaguar ashpër në lidhje me mbylljen e klubeve të natës, diskove, si dhe vendeve ku dëgjohet muzikë live.

Reagimi i tyre, vjen pas vendimit të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e cila ka mbyllur të gjitha klubet e natës dhe diskot.

Ky vendim dëmton rëndë ekonominë e personave që punojnë në këto biznese, që nga stafet e punonjësve e deri tek këngëtarët e muzikantët, duke qenë se këto aktivitete i kanë si burim kryesor të ardhurash.

Ndërkohë, sot është parashikuar edhe një protestë para kryeministrisë në lidhje me aktin normativ të miratuar nga qeveria.

Në orën 20:00, që duket si një simbolikë e përdorur nga artistët sërish për të ironizuar vendimin, muzikantët dhe të gjithë personat që i preket puna dhe të ardhurat nga bllokimi i lokaleve, do të mblidhen nën moton “Muzika nuk vret”.

Nga posteri i publikuar nga Dafina Zeqiri, Capital T, Sardi Shehu, Olti Curri e shumë të tjerë, kërkohet që të mos ndalet muzika, të përmirësohet kontrolli për masat ndaj Covid-19 dhe dalin kundër informalitetit.

Këto vendime të qeverisë nuk janë pritur aspak mirë dhe nga personazhet e tjere te showbizit. Moderatorja Xhemi Shehu përmes një postimi në rrjete sociale ajo ka ironizuar publikisht masat e ndërmarra.

“Po dëgjoi corona muzikë pas orës 20:00, të mbyti, sidomos nëse je duke pirë e s’je në restorant”, ka shkruar ajo në një postim në Instastory.

Një reagim ka ardhur nga Olti Curri, i cili shprehet se historia e virusit po i shërben disa njerëzve dhe po falimenton një pjesë të mirë të popullit. Curri e ka konsideruar ‘tallje’ vendimin për ndalimin e muzikës, duke shkruar:

Muzika lejohet në 19:59 por ndalohet në 20:01?!” Opinionisti ka theksuar se solidarizohet “me bizneset dhe stafin e tyre që rrezikojnë bukën e gojës.”

Me këtë vendim është “tallur” edhe aktori i humorit Florjan Binaj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ironizon kur thotë se studimi është bërë nga universiteti i Surrelingtonit, i cili ka gjetur se Covid-19 transmetohet përmes notave muzikore.

Xhesika Polo ka ironizuar duke thënë se virusi dilka pas orës 20:00 dhe i ka bërë thirrje kolegëve që të ngrejnë zërin.

Ahhhh ku po jetojme te mjeret ne!! COVIDI dilka vetem pas ores 20:00 ne muzike dhe beka namin, se clidhje ka muzika me virusin hajde gjeje!! Para ores 20:00 le te digjen bokset, po semos kalon ora 20:01. Le te ngrejme zerin te gjithe o ju miq e kolege me te njejtin hall,” shkruan Xhesika në postimin e saj.

Duket se ky vendim prek drejtpërsëdrejti jo vetëm bizneset por edhe këngëtarët e muzikës, live që sidomos në sezonin e verës koncertete e tyre janë të shumta.

 (A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kengetaret kunder qeverise ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 protesta e kengetareve per vendimin e qeverise kengetaret kunder qeverise ministra mbyll klubet dhe diskot ndalimi i muzikes pas ores 20 protesta e kengetareve per vendimin e qeverise

Sondazh

Poll