Art&Argëtim

19 Korrik 2020, 18:30 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarja e njohur veriore Fatmira Breçani ka zbuluar detaje nga dasma e vajzës së ish kryeministrit Sali Berisha, Argitës, ku vetë ajo ka kënduar.

E ftuar në studion e “E diell”, Breçani tregou se në dasmë ka qenë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, po që nuk ka kërcyer.

Këngëtarja shtoi se ai thjesht ka shijuar muzikën.

Pjesë nga biseda

Ervin Kurti: Fatmira, ti ke martuar shumë cifte, por një ndër ato ka qenë dhe vajza e Berishës para shumë vitesh, Argita….

Fatmira Breçani: E vërtetë është

Ervin Kurti: Doktori kur dëgjoi këngët e tua në dasmën e vajzës, çfarë bëri, kërceu?

Fatmira Breçani: Nuk ka kërcyer por e ka shijuar muzikën në maksimum.

Ervin Kurti: Është edhe miku yt më i ngushtë apo jo?

Fatmira Breçani: E kemi mik, tropojan e duam shumë dhe kemi respekt. Se ai kur s’e shijon këngën time të kujt do shijojë? Si tropojan që jemi…

Ervin Kurti: Fatmira, ti i ke kënduar edhe udhëheqjes para 90-ës, Enver Hoxhës…

Fatmira Breçani: Kur ka qenë Enveri s’ka pas shanse me u bë as mbrëmje as festë as dasmë pa u u këndu e pa u hap me këngën ‘Enver Hoxha e mprehu shpatën’.

Ervin Kurti: Si është kjo kënga?

Fatmira Breçani: Tani s’jam duke e këndu, s’ke shans me më fut me këndu, e kam këndu në atë kohë, të gjithë skemi pas ku shkojmë…..

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ervin kurti fatmira brecani ervin kurti fatmira brecani

Sondazh

Poll