Showbiz

Dua Lipa nisi peticionin për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartën e “Apple” , këngëtarja serbe i kujton përballjen e Thaçit në Hagë: Ekstremizmi nuk është një përgjigje

Në rrjetin social Instagram Jelena Karleusa ka publikuar postimin e Duas , duke e akuzuar këtë të fundit se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri. Ndër të tjera ajo i kujton edhe faktin se Hashim Thaçi po përballet me Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufte.
Featured image of article: Dua Lipa nisi peticionin për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartën e “Apple” , këngëtarja serbe i kujton përballjen e Thaçit në Hagë: Ekstremizmi nuk është një përgjigje Dua Lipa dhe Jelena Karleusa

TIRANË -Në rrjetet sociale ditët e fundit po qarkullon një peticion, ku kompanisë së njohur “Apple” i kërkojnë që të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.
Kjo pasi linja që shënjon kufirin ndarës mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në hartën e “Apple” është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke konsideruar Kosovën si pjesë të territorit të Serbisë.

Ndërkohë për këtë shkak ky peticion online kërkon vendosjen e Kosovës në hartë. E deri më tani janë mbledhur rreth 11,000 firma. I shpërndarë fillimisht nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ky peticion po shpërndahet edhe nga dhjetëra artistë të tjerë shqiptarë.

Përmes këtij peticioni Dua tregoi se pavarësisht suksesit në botë, ajo nuk ka harruar vendi nga vjen.

Por siç duket ky postim nuk i ka pëlqyer aspak serbëve, pasi këngëtarja me origjinë serbe,  Jelena Karleusa ka reaguar menjëherë duke shprehur pakënaqësitë për peticionin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar postimin e Duas , duke e akuzuar këtë të fundit se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri. Ndër të tjera ajo i kujton edhe faktin se Hashim Thaçi po përballet me Gjykatën Speciale të Hagës për krime lufte.

Postimi i kengetares serbe ne Instagram

“E dashur @dualipa, të duam këtu në Serbi. Ekstremizmi në asnjë mënyrë nuk është një përgjigje (ju e dini që udhëheqësi i Kosovës është në Hagë, duke u përballur me aktakuzë për krime lufte etj. Ju mund të gjeni njerëz shumë të këqij nga të dy palët)
Ju lutemi përdorni platformat tuaja sociale për të shkëmbyer dashuri, paqe dhe muzikë (dhe të ktheheni në Kosovë për të qenë me njerëzit tuaj) Dashuri për të gjithë njerëzit e mirë në mbarë botën!”- ka thënë ajo.

A.C/Dosja.al

Shto Koment